
Heqja e tarifave për produktet amerikane, Osmani: Kosova është partner i besueshëm i SHBA-ve
Qeveria e Kosovës ka marr sot vendim për heqjen e tarifave për të gjitha mallrat amerikane.
Pas këtij vendimi, ka reaguar sot presidentja e vendit, Vjosa Osmani e cila heqjen e tarifave ndaj produkteve amerikane e kishte propozuar muaj më parë.
Osmani theksoi se Kosova është partner i besueshëm i SHBA-së.
“Jemi krenarë që kemi qenë vendi i parë që propozoi heqjen e të gjitha barrierave ndaj aleatit tonë më strategjik. Për presidentin amerikan dhe dhe popullin amerikan: Kosova është partneri juaj i besueshëm në përpjekjet tuaja për ta bërë Amerikën dhe aleatët e saj më të fortë, më të sigurt dhe më të begatë”, shkruan ajo.
Ndryshe, presidentja e vendit, Vjosa Osmani para disa muajve kishte propozuar heqjen e tarifave doganore për produktet e SHBA-së.