(VIDEO)Helikopteri i MPB-së tërhiqet nga Bllaca, errësira e pamundëson shuarjen e zjarrit
Më 6 korrik 2025, Njësia Helikopterike për qëllime policore pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme ndërhyri në shuarjen e një zjarri në rajonin e Bllacës, pas kërkesës së bërë nga Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK).
Sipas MPB-së, në operacion u angazhua helikopteri Bell 412, i cili realizoi shtatë fluturime mbi zonën e përfshirë nga zjarri, duke hedhur gjithsej 10 tonë ujë për të ndihmuar në lokalizimin dhe shuarjen e flakëve. Pas përfundimit të veprimeve të mundshme gjatë ditës, helikopteri u rikthye në bazë për shkak të kushteve të natës që nuk lejojnë operacione të sigurta ajrore.
Pamjet e aksionit ajror janë publikuar edhe në videon e Ministrisë së Brendshme: