Hashim Thaçit i vazhdohet paraburgimi
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë është marrë vendim për vazhdimin e paraburgimit ndaj Hashim Thaçi, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt dhe Fadil Fazliut ku ata së bashku me Hajredin Kuçin akuzohen për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë.
Katër vendimet e ndara janë marrë nga gjyqtarja e procedurës paraprake Marjorie Masselot me 5 gusht 2025.
Për të gjithë të akuzuarit Prokuroria kishte thënë se duhet të mbesin në paraburgim me arsyetimin se janë masa proporcionale dhe të nevojshme.