
Haradinaj thirrje ish pjesëtarëve të UÇK-së dhe të institucioneve të sigurisë: Mos udhëtoni nëpër Serbi
Lideri i AAK-së Ramush Haradinaj u ka bërë thirrje ish pjesëtarëve të UÇK-së e familjarëve të tyre të mos udhëtojnë nëpër Serbi.
“Pjesëtarët e UÇK-së dhe familjarët e tyre nuk duhet të udhëtojnë nëpër Serbi. Gjithë pjesëtarët e institucioneve të rendit dhe të sigurisë, qoftë të liruar nga detyrat dhe përgjegjësitë, si dhe familjarët e tyre të ngushtë, s’duhet të udhëtojnë nëpër Serbi.Mos e bëni këtë!”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.
Kujtojmë se para pak ditësh në Serbi është arrestuar një ish-pjesëtarë i Njësisë Speciale të Kosovës. Atij i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh nga Gjykata atje.