Hapen aplikimet për universitete, Rama: Sistemi do të jetë i hapur deri më 3 gusht
Këtë të martë janë hapur aplikimet për përzgjedhjen e programeve të studimit në universitete.
Lajmin e ka bërë me dije edhe kryeministri Edi Rama, i cili shkruan se sistemi do të jetë i hapur deri më 3 gusht, për t’iu dhënë mundësi të gjithë maturantëve për përzgjedhjen deri në 10 programe studimi në universitetet shqiptare.