Gostivar: Në një shkollë fillore nxënësit gjejnë katër pako me kokainë
Më 02.10.2025 në orën 15:50 në SPB Tetovë është raportuar se në tualetin e një shkolle fillore në një fshat të Gostivarit, nxënësit kanë gjetur një kuti që përmbante katër pako me lëndë të bardhë pluhur. Punonjësit e policisë kanë dalë në vendngjarje, është kryer këqyrja dhe lënda e gjetur është marrë për procedurë të mëtejshme. Po punohet për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.