Godina e fundit për t’u shembur, për herë të parë do të përdoret shpërthim me tritol në Theth
Për herë të parë në Theth, do të përdoret shpërthimi me tritol. Pas më shumë se 4 ditësh, tensione dhe aksion nga ana e IKMT për prishjen e objekteve pa leje në Theth, sot është dita e fundit.
Ky aksion, i cili ka zgjatur një javë ka çuar në shembjen e rreth 40 ndërtimeve të paligjshme në zonën e mbrojtur të Thethit. Pas përfundimit të ndërhyrjeve të sotme, strukturat shtetërore pritet të tërhiqen nga territori i parkut kombëtar.
Mbrëmë u shemb vetëm një shtëpize druri ndërsa sot, do të shembet një godinë 3 katëshe. Për këtë arsye kanë mbërritur edhe forcat xhenio të cilët po studiojnë objektin dhe po marrin masat për vendosjen e lendes plasëse.
Në afërsi të ndërtesës është edhe shtëpia tjetër e familjes Çerkaj, me leje.