
Gjenerata Z rrëzoi një tjetër Qeveri
Gjenerata Z rrëzon një tjetër qeveri.
Në Madagaskar të Afrikës, presidenti është larguar nga vendi pas protestave të të rinjve, duke u strehuar në një vend të sigurt.
Presidenti Andry Rajoelina u largua nga Madagaskari të dielën, pasi njësi të ushtrisë dezertuan dhe iu bashkuan protestuesve.
Në një fjalim drejtuar kombit, të transmetuar në Facebook të hënën vonë, Rajoelina tha se iu desh të zhvendosej në një vend të sigurt për të mbrojtur jetën e tij. Ai nuk e zbuloi vendndodhjen e tij, por u shfaq sfidues, duke thënë se nuk do të “lejonte që Madagaskari të shkatërrohej”.
Burimi diplomatik tha pas fjalimit se Rajoelina po refuzonte të jepte dorëheqjen.
Madagaskari, ku mosha mesatare është më pak se 20 vjeç, ka një popullsi prej rreth 30 milionë banorësh, tre të katërtat e të cilëve jetojnë në varfëri.
