
Gjashtë policë janë lënduar në Novi Pazar në përleshje me qytetarë para ndërtesës së Universitetit shtetëror
Gjashtë policë janë lënduar gjatë përleshjeve të sotme me qytetarë para Universitetit shtetëror në Novi Pazar. Këtë e deklaroi shefi i Drejtorisë policore në atë qytet dhe i ka bërë thirrje turmës ta braktis pllajën para këtij institucioinit të arsimit të lartë, pasi kjo është “mënyra e vetme për qetësim të situatës”.
“Policia në asnjë moment nuk reagoi, e jemi sulmuar katër herë, askush nuk ngriti dorë mbi ju. Gjashtë policë janë në spital”, tha shefi Nermin Lajiq.
Lidhur me deklaratat e qytetarëve se “kriminelë” i kanë sulmuar studentët dhe i kanë dëbuar nga ndërtesa e Universitetit, Lajiq tha se secili që është lënduar, mund ta denoncojë sulmin.