Gashi uron 8 Dhjetorin – Ditën e Shën Klimentit të Ohrit
Të nderuar qytetarë,Në emër të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe në emrin tim personal, Ju shpreh urimet e mia më të sinqerta me rastin e 8 Dhjetorit – Ditës së Shën Klimentit të Ohrit.
Vepra e Shën Klimentit të Ohrit paraqet themelin e edukimit, arsimit dhe kulturës shpirtërore të popullit maqedonas. Trashëgimia e tij është vlerë universale që i tejkalon kufijtë fetarë dhe etnikë dhe është simboli i dijes dhe progresit.
Uroj që festa të jetë nxitje për një përkushtim edhe më të madh ndaj arsimit, shkencës, tolerancës dhe respektit të ndërsjellë.
Gëzuar 8 Dhjetorin – Ditën e Shën Klimentit të Ohrit!
Me respekt,
Afrim Gashi