Fundjavën e kaluar janë shqiptuar 1711 gjoba në komunikacion
Gjatë ditëve të fundjavës së kaluar (12./13. 07.2025) në kuadër të kontrolleve të rregullta të komunikacionit të kryera nga nëpunësit policorë nga të gjithë sektorët e punëve të brendshme në rrugët e mbarë vendit, nga gjithsej 1711 urdhërpagesash të lëshuara, madje 828 kundërvajtje kanë të bëjnë me shoferë që nuk kanë respektuar rregullat dhe dispozitat e komunikacionit në lidhje me shpejtësinë e lëvizjes.
Në të njëjtën kohë, u zbuluan 148 vozitës që morën pjesë në komunikacion pa patentë shoferi, 80 vozitës kanë ngarë nën ndikimin e alkoolit dhe janë mënjanuar nga komunikacioni, ndërsa 70 vozitës motoçikletash u sanksionuan për shka të mosmbajtjes së helmetës mbrojtëse.
Përveç kësaj, në përputhje me dispozitat e Ligjit për Sigurinë në Komunikacionit Rrugor, u shqiptuan 184 kundërvajtje për parkim të palejuar, përkatësisht parkim të parregullt, ndërsa për kundërvajtje janë sanksionuar edhe 71 persona të tjerë që nuk kanë përdorur rripin e sigurisë, 44 për përdorimin e telefonit celular gjatë vozitjes, katër vaozitës kaluan në sinjalin e kuq, ndërsa gjoba për kundërvajtje morën edhe 11 këmbësorë.
Bazuar në Ligjin për Automjete, këtë fundjavë 37 automjete u mënjanuan për shkak se nuk ishin të regjistruara, ndërsa nëntë automjete për shkak të parregullsisë teknike.
Kontrollet e komunikacionit do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. U bëjmë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që të respektojnë rregullat dhe dsipozitat e komunikacionit dhe të kontribuojnë së bashku për rrugë më të sigurta, thonë nga MPB.