FSK-ja hap konkurs për akademinë ushtarake në SHBA
Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Kosovës ka njoftuar se së shpejti do të hapet konkursi për pranimin e kadetëve në Akademitë Ushtarake të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për vitin akademik vijues.
Konkursi do të jetë i hapur nga data 25 gusht 2025 deri më 8 shtator 2025. Të gjithë të interesuarit që plotësojnë kriteret e nevojshme janë të ftuar të aplikojnë brenda afatit të përcaktuar.