(FOTO) Një i vdekur nga të shtënat në Batincë
Spitali i Qytetit konfirmoi për VoxAl që personi i plagosur nga të shtënat në Batincë ka ndërruar jetë. Sipas asaj që kuptuan nga biseda me drejtuesit e spitalit, ai ishte sjellë i vdekur në spital po mjekët përsëri kanë tentuar që ta reanimojnë. Bëhet fjalë për Agim Muharremin, një pjesëtar i Armatës së shtetit.

“Sot, rreth orës 10:55, në spital është sjellë një person i gjinisë mashkullore, 49 vjeç, me dy plagë në pjesën e gjoksit. Janë ndërmarrë menjëherë masa për reanimim, por është konstatuar që ai është tashmë i ndjerë”, deklaruan për VoxAl nga Spitali i Qytetit.