Forumi i Unionit të komunave të botës turke, Kasami: Tetova po ndryshon çdo ditë
Kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami sot ka marrë pjesë në Forumin me përfaqësues të Unionit të komunave të botës turke dhe kryetarë komunash nga qytete të ndryshme.
Sipas tij, për Tetovën, këto takime janë një mundësi e mirë për të forcuar bashkëpunimet ekzistuese dhe për të konkretizuar projekte të reja.
“Tetova po ndryshon çdo ditë, me investime në infrastrukturë, zhvillim ekonomik dhe një klimë më të favorshme për biznes. Në këtë forum prezantuam idetë tona dhe theksuam gatishmërinë për partneritet me komunat turke, duke u bazuar në lidhjet tona të forta kulturore dhe tradicionale”, ka thënë Kasami.
Lajmi i mirë, shton ai, është se projekti për Sahat Kullën do të nisë së shpejti, pasi janë siguruar lejet e nevojshme dhe bashkëpunimi me komunën e Konjës.
“Vazhdojmë të punojmë për një Tetovë më të zhvilluar, me më shumë mundësi për qytetarët tanë”, është shprehur Kasami.