Flotilja Globale Sumud i afrohet “Vijës së Ndërhyrjes” në Gaza
Flotilja Globale “Sumud”, e cila është nisur për në Mesdhe për të dërguar ndihmë humanitare në Gaza, po i afrohet vijës që Izraeli e ka shpallur “zonë ndërhyrjeje” në brigjet e Gazës, transmeton Anadolu.
Në një postim të Flotiljes Globale “Sumud” në platformën e mediave sociale të kompanisë amerikane X përfshihet deklarata e Roos Ykema, themeluesi dhe drejtori i grupit të të drejtave të refugjatëve “MiGreat”, i cili është pjesë e flotiljes.
Duke thënë se ata janë 150 milje detare nga Gaza, Ykema tha: “Kjo zonë njihet si zona ku Izraeli rrëmben anijet”.
“Unë kërkoj që Izraeli të heqë rrethimin, të ndalojë bllokadën, të ndalojë gjenocidin dhe të lejojë hyrjen e ushqimit sepse populli palestinez po vuan nga uria”, tha ai.
– Flotilja Globale “Sumud”
Flotilja Globale “Sumud” e përbërë nga dhjetëra anije, po lundron drejt Gazës me ditë të tëra. Flotilja mbart sasi të madhe ndihme humanitare, veçanërisht furnizime mjekësore. Kjo është flotilja më e madhe që është nisur ndonjëherë për në Gaza.
“Sumud”, që në arabisht do të thotë “vendosmëri” ose “vendosmëri e palëkundur”, evoluoi në një koncept shtypjeje dhe rezistence midis popullit palestinez pas Luftës Gjashtëditore të vitit 1967.
“Sumud” nënkupton nevojën që palestinezët të qëndrojnë në tokat e tyre, të ruajnë identitetin dhe kulturën palestineze dhe të kërkojnë mënyra për t’i rezistuar pushtimit dhe për të ndërtuar institucione alternative përmes mosbindjes civile jo të dhunshme. Në Palestinë, pema e ullirit dhe gruaja shtatzënë përdoren për të përshkruar këtë koncept.