Flet shqiptari nga Doha: Gjendje lufte, Katari na paguan hotelet dhe ushqimin (VIDEO)
Një shqiptar nga Kosova, Arsim Llugolli, nëpërmjet një videoje në Facebook tregon jetën në Doha, në mes të luftës në Lindjen e Mesme.
Pas sulmit të SHBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit, Teherani ka ndërmarrë sulme hakmarrëse ndaj shumë vendeve rajonale ku SHBA-ja ka baza ushtarake, përfshirë edhe Katarin.
Llugolli thotë se edhe pse nën kërcënimin e raketave, jeta vazhdon normalisht në kryeqytetin e Katarit.
Shteti ka siguruar hotele falas dhe 3 vakte ushqimi në ditë për të gjithë turistët që janë bllokuar në Katar, deri në hapjen e aeroporteve dhe rikthimin e fluturimeve./VOXAL/