
Fetai: Shumë pak shfrytëzohet kapaciteti i mërgatës për zhvillimin e vendit dhe rajonit
Zëvëndëskryeministri, Arben Fetai, në intervistë për TV News tha se mërgata ka kapacitete të jashtëzakonshme që shumë pak shfrytëzohen për të mirën e vendit dhe rajonit.
“Mërgata jonë është integruar mjaftueshëm, njohë dhe kam miq të shumtë që punojnë në Komsionin Evorpian, janë nënkryetar të partive politike, janë deputetë, ka biznesmenë të suksesshëm, rrjete të ndryshme. Që për fatin tonë të keq shumë pak po shfrytëzohet këto kapacitet për zhvillimin e vendit dhe rajonit në tërësi”, tha zëvëndëskryeministri, Arben Fetai.
Arbën Xhaferi politikani shqiptar që nuk ka menduar për zgjedhjet e ardhshme e fatin e tij politik
Zëvëndëskryeministri, Arben Fetai, në intervistë për TV News tha se për fat të keq shqiptarët kanë pak politikanë të cilët kanë menduar dhe punuar për trashëgimin që do të lënë pas tyre. Fetai thotë se Albin Kurti e ka model Arbën Xhaferin pasi që të dy kanë vizion afatgjatë për të ardhmen.
“Unë nuk ndjeki ndonjë shembull të politikani për ta imituar por sigurisht që kam mendime pozitive e afirmative për Bill Clinton e shumë të tjera që kanë bërë veprime historike. Por, kur zbresim në rajonin tonë janë të pakët ata politikanë që kanë menduar për atë që trashëgojnë pas tyre. Pra, brenga më e madhe e shumices ka qenë fati i tyre politik e zgjedhjet e ardhshme”, tha zëvëndëskryeministri, Arben Fetai.
Ai shtoi se në mesin e politikanëve që nuk janë brengosur për fatin e tyre politik ka qenë Arben Xhaferi. Fetai thotë se Kurti e ka po të njëjtin vizion sikurse të Xhaferit.
“Nuk do mend që Arben Xhaferi ishte politikan i një kalibri të veçantë që nuk brengosej për fatin e tij politik e as për zgjedhjet e ardhshme, ai ka pasur vizion afatgjatë politik për shqiptarët jo vetëm brenda vendit por edhe në rajon. Madje, mendoj që edhe Albin Kurti e ka model veprimi politik Arbën Xhaferin”, përfundoi Fetai.
Politika është përgjegjësi, vizion afatgjatë dhe kurajo
Në intervistë Fetai tha se jo çdoherë duhet të veprohet duke parë interesat e ngushta apo përkthimin në votë. Fetai thotë se politika është koncept më i gjërë dhe më i thellë se kaq.
“Politika është përgjegjësi e vizion, e mbi të gjitha kurajo. Nuk është e thënë që çdoherë duhet të merren vendime populiste që ndikojnë në votë. Pra, ka raste kur duhet të merren vendime të guximshme që mbase në popull nuk mund të përkthehet me përkrahje”, tha zëvëndëskryeministri, Arben Fetai.
Ai shtoi se karrieren e tij politike e ka filluar në Kosovë ku ka punuar si praktikantë e më pas edhe ka shërbyer për persë vite me radhë në zyrën e kryeminiatrit.
“Vitin e fundit të studimeve master nga Kuvendi i Belgjikës në një projekt erdha për praktikë në Kuvendin e Kosovës për gjashtë muaj, e që më pastaj për të vazhduar për pesë vite me radhë me shërby në zyrën e kryeministrit të Kosovës”, përfundoi Fetai.
Pushteti nuk guxon të jetë as i përjetshëm e as i gjatë
Zëvëndëskryeministri, Arben Fetai, në intervistë për TV News tha se të qenurit në pushtet nuk guxon të jetë gjatë e aq më pak përjetësisht sepse pastaj shihen interesat personale e miskine.
“Politika nuk është profesion, unë nuk e shoh kështu e as nuk duhet të shihet kështu. Sepse, pastaj vijnë në shprehje interesat personale, miskine, për pasurim. Mendoj që pushteti nuk duhet të jetë i gjatë e as që diskutohet i përjetshëm. Dy mandate janë mjaftueshëm më shumë se kaq bëhet tepër”, tha zëvëndëskryeministri, Arben Fetai.
Ai shtoi se pas politikës veten e sheh sërish pjesë e projekteve ndërkombtare aty ku e ka bazën e fushës së studimeve të tij.
“Pas politikës do të jem aktiv sërish në organizata ndërkombëtare me projekte që janë edhe fushë e studimit tim. Ka jetë edhe pas politikës”, përfundoi Fetai.