Fetai: Me Ligjin historik për Përfaqësim të Drejtë mbrojmë qytetarët nga padrejtësia
Zëvendëskryeministri Arben Fetai, në ceremoninë e shënimit të njëvjetorit të qeverisjes nga koalicioni VLEN, deklaroi se qeveria ka qëndruar e përkushtuar ndaj së vërtetës dhe integritetit, përkundër sulmeve nga opozita.
Ai e potencoi miratimin në Qeveri të Ligjit për Përfaqësim të Drejtë dhe Adekuat si arritje historike për shqiptarët.
“Kur folëm për përfaqësim të drejtë, ata qeshnin. Kur nisëm hartimin e ligjit, thanë “nuk keni fuqi ta çoni deri në fund”. Por ja ku jemi sot, kemi Ligjin për Përfaqësim të Drejtë dhe Adekuat të shkruar dhe të garantuar me mekanizma që do të mbrojnë çdo qytetar nga padrejtësia institucionale”, tha Fetai.
Zv/kryeministri Fetai shpjegoi se me këtë ligj nuk do të ketë më asnjë institucion që përjashton shqiptarët.
“Do të kemi përfaqësim proporcional sipas regjistrimit të popullsisë. Do të kemi mbikëqyrje të drejtpërdrejtë nga niveli më i lartë qeveritar. Dhe nuk do të ketë më asnjë institucion që përjashton shqiptarët. Për herë të parë, të gjithëa bashkësitë etnikedo të jenë të barabartë në letër dhe në realitet”, shtoi Zv/kryeministri.
“Ne e dijmë kush jemi dhe për çfarë punojmë çdo ditë. Tetori nuk është i tyre, por i shqiptarëve të lirë e të barabartë në vendin e tyre,” u shpreh Fetai. Ai shtoi se përballë shpifjeve dhe lajmeve të rreme të opozitës, VLEN ka zgjedhur të flasë të vërtetën dhe të punojë me nder.