Fetai informon përfaqësuesen e BE-së për Ligjin për Përfaqësim të Drejtë dhe Adekuat
Zv/kryeministri Arben Fetai ka takuar sot një delegacion të Shërbimit Evropian për Veprim të Jashtëm, të udhëhequr nga znj. Zuzana Michalcova Sutiakova, Shefe e Divizionit për Ballkanin Perëndimor.
Gjatë takimit, Fetai e ka informuar delegacionin për Agjendën Reformuese të Qeverisë, por ka folur edhe për miratimin në Qeveri të Ligjit për Përfaqësim të Drejtë dhe Adekuat.
“Në takim, rikonfirmova përkushtimin e palëkundur të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut për të çuar përpara rrugëtimin evropian, përfshirë përmes zbatimit të Agjendës Reformuese, e cila po avancon me ritëm të shpejtë. Diskutuam gjithashtu zhvillimet e fundit politike, përfshirë miratimin në Qeveri të projektligjit për përfaqësim të drejtë dhe adekuat, si dhe përgatitjet për zgjedhjet lokale të tetorit”, shkruan zv/kryeministri Fetai.