Fetai: Gruevski dhe Mijallkov partnerët e BDI-së dëmtuan shqiptarët
Zëvëndëskryeministri, Arben Fetai, në intervistë për Kanal 10 në Kosovë tha se BDI ka pasur partnerë qeverisës Nikolla Gruevski dhe Sasho Mijallkov të cilët kanë dëmtuar skajshmërisht shqiptarët me raste të montuara e të tjera.
“Nikolla Gruevski dhe Sasho Mijallkov si partnerë të BDI-së kanë dëmtuar shqiptarët maksimalisht. Dhe këto, kanë bërë përpjekje me ndryshimet në Kodin Penal të amnistojnë që të dy. Ali Ahmeti i mundësoi arratisjen e Gruevskit nga vendi dhe pastaj thoshte që Gruevski nuk është i dëmshëm për shqiptarët por kanë qenë mediat që ia kanë dhënë këtë percceptim” tha zëvëndëskryeministri, Arben Fetai.