
Fetai: BDI ishte në pushtet kur u montuan rastet kundër shqiptarëve, nënat shqiptare tërhiqeshin zvarrë
Zëvëndëskryeministri, Arben Fetai, në Debat Plus në TV Dukagjini tha se BDI-ja ka qenë pjesëmarrëse në qeveri kur nënat shqiptare janë tërhequr zvarrë, ata e prodhuan rastin Monstra, rasti Allfa, rastin e Kumanovës e të tjera.
“BDI ka prodhuar raste të montuara ku shqiptarët janë vrarë, nënat shqiptare janë tërheq zvarrë, rasti Monstra e të tjerë. Dëgjohen përgjigme kur Ali Ahmeti i kërkon Bujar Osmanit që të mos përzihet në raste të montuara sepse i dhimbset. Pra, shikoni këta tani të na shesin patriotizëm”, tha zëvëndëskryeministri, Arben Fetai.
