
Faturat në letër po shkojnë në histori – Dogana dhe Regjistri Qendror nënshkruajnë marrëveshje për shkëmbim elektronik të të dhënave
Drejtoria e Doganave dhe Regjistri Qendror kanë rënë dakord për shkëmbimin dixhital të të dhënave mbi borxhin doganor, me çrast faturat në letër të cilat nevojiten për regjistrim dhe ndryshim të subjektit juridik së shpejti do të mbeten në të kaluarën.
Dy institucionet nënshkruan zyrtarisht Marrëveshjen për Bashkëpunim dhe Shkëmbim të Dokumenteve në Formë Elektronike.
“Zvogëlimi i procedurave burokratike dhe rritja e efikasitetit të administratës duke thjeshtuar dhe përshpejtuar procedurat është një nga premtimet tona për publikun.
Ky është vetëm një nga hapat që po ndërmarrim në atë drejtim. Deri më tani, janë lëshuar shtatë deri në nëntë mijë certifikata në letër çdo vit, për të cilat kompanitë dhe qytetarët kanë pritur me ditë të tëra.
Në muajt e fundit, së bashku me Regjistrin Qendror, kemi punuar intensivisht për lidhjen dixhitale të sistemeve.
Duke filluar nga fillimi i muajit të ardhshëm, Regjistri Qendror do të marrë certifikata të borxhit doganor automatikisht, përmes sistemit të ndërveprimit – me vetëm një klikim nga Drejtoria e Doganave.
Ky është një hap tjetër i rëndësishëm drejt krijimit të një klime më të mirë biznesi dhe kushteve moderne për të bërë biznes.
Drejtoresha e Regjistrit Qendror, thotë se kjo metodë e lidhjes përmes ndërveprimit do të lehtësojë procedurat e biznesit dhe do të rrisë efikasitetin në sigurimin e dokumenteve të nevojshme për regjistrimin e personave juridikë.
