Erdoğan dhe Princi i Saudisë diskutojnë për zhvillimet në Lindjen e Mesme
Presidenti i Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan dhe Princi i Kurorës së Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman, kanë zhvilluar një bisedë telefonike për të diskutuar situatën e fundit në rajon.
Gjatë bisedës, njoftoi Drejtoria e Komunikimit e Türkiyes në platformën sociale NSosyal, Erdoğan ndau “shqetësimin e tij se konfliktet do të kenë pasoja të rënda në aspektin e sigurisë rajonale dhe globale nëse nuk ndërmerret ndërhyrja e nevojshme”.
Ai tha se Türkiye dhe Arabia Saudite po zhvillojnë “punë të rëndësishme” për të zgjidhur mosmarrëveshjet përmes dialogut dhe se t’i jepet një mundësi diplomacisë është “rruga më racionale.”