
Dy vjet “luftë” strukturave paralele serbe në Kosovë
Institucionet e Republikës së Kosovës, gjatë dy viteve të fundit kanë forcuar mbrojtjen e rendit dhe ligjit duke eliminuar aktivitetet dhe institucionet e organizuara paralele, të ndikuara nga sistemi serb, veçanërisht në komunat veriore dhe vendbanimet serbe në përgjithësi.
Sipas informacioneve publike, 44 institucione paralele janë mbyllur që nga shkurti i vitit 2024 deri tani.
2 shkurt 2024 | U mbyllën komunat ilegale paralele të Serbisë në Pejë, Istog e Klinë. |
20 maj 2024 | U mbyllën gjashtë (6) objekte të Bankës Postare Kursimore të Serbisë në Kosovë. |
5 gusht 2024 | U mbyllën nëntë (9) objekte ilegale të Postës së Serbisë (zyra postare paralele), në komunat: Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zvecan dhe Zubin Potok. |
16 tetor 2024 | U mbyll komuna paralele serbe që vepronte për komunën e Skënderajt dhe ofronte shërbime të komunitetit serb në fshatrat Bajë dhe Suhogërll. |
27 dhjetor 2024 | U mbyll institucioni paralel “ Nërrmarrja Publike për Urbanizëm”, e cila operonte në një ndërtesë banimi pranë Shkollës Teknike në Mitrovicën e Veriut. |
8 janar 2025 | U mbyllën Administrata Tatimore e Serbisë (zyrë ilegale tatimore në Mitrovicën e V. si dhe kompania e sigurimeve “Dunav Osiguranje”. |
15 janar 2025 | U mbyllën dhjetë (10) komunat e fundit paralele të Serbisë në Kosovë (Lipjan, Obiliq, Prishtinë, Kamenicë, Vushtrri, Novobërdë, Fushë Kosovë, Viti, Rahovec dhe Skënderaj), zyra e Postës së Serbisë dhe zyra tatimore. |
21 shkurt 2025 | U mbyllën tre (3) qendrat serbe për punë sociale në veri: Mitrovicë e Veriut, Zvecan, Zubin Potok dhe Leposavic. |
23 prill 2025 | U mbyllën edhe katër (4) institucione të Serbisë në Leposaviq: zyrat e Fondit të Pensioneve dhe Invalidetit (Fondi PIO), Shërbimi Kombëtar i Punësimit, Fondi Republikan për Sigurime Shëndetësore dhe Ndërrmarrja hoteliere “Kopaonik”. U mbyll edhe Ndërrmarrja Publike Komunale në Shtërpcë, komunë me shumicë serbe në jug të Kosovës. |
23 prill 2025 | U mbyll kompania paralele e Serbisë e ujësjellsit dhe mbeturinave që funksiononte në Shtërpcë. |
13 maj 2025 | U mbyll kompania paralele ilegale e Serbisë e ujësjellsit “Ibar” që funksiononte në Mitrovicë. |
Aksionet për mbylljen e tyre janë pjesë e një përpjekjeje më të gjerë dhe të koordinuar nga Policia e Kosovës në bashkëpunim me Qeverinë, Bankën Qendrore (BQK), dhe agjenci të tjera shtetërore.
Veprimet e ndërmarra synonin të shfuqizonin çdo formë të ndikimit të Serbisë brenda Kosovës, duke përfshirë: komuna paralele, banka, posta, zyra tatimore, ndërrmarrje publike, zyra të Fondit të Pensioneve, ndërrmarrje publike, kompani sigurimesh, shërbime punësimi dhe qendra të punës sociale.
Këto institucione u mbyllën ligjërisht pasi për vite me radhë kanë funksionuar në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës dhe pa ndonjë bazë ligjore, duke ushtruar kontroll paralel në zonat me shumicë serbe, veçanërisht në veri.