Dy shtetas shqiptarë të akuzuar për peshkim të paligjshëm në Liqenin e Ohrit
Një prokuror publik nga Prokuroria Themelore Publike Ohër ka ngritur aktakuzë kundër dy personave, shtetas të Republikës së Shqipërisë, për të cilët janë siguruar prova se kanë peshkuar me rrjetë në ujëra ku ndalohet peshkimi, në Liqenin e Ohrit, rreth 6.5 kilometra larg nga vendi i quajtur Shën Stefan.
Më 4 korrik, ata janë kapur në një varkë në vendin e lartpërmendur, me një rrjetë pezull dhe tre copë troftë të Ohrit të kapura, duke kryer kështu, si bashkëkryes, veprën penale – Peshkim i paligjshëm, nga neni 229 paragrafi 1 i Kodit Penal.
Me aktakuzën e paraqitur, prokurori publik ka dorëzuar edhe propozim për vazhdimin e masës së paraburgimit të caktuar më parë për të dy të akuzuarit, njoftojnë nga Prokuroria.