Dy avionë, në vend që të uleshin në Shkup, u ridrejtuan për në Prishtinë për shkak të erës së fortë
Dy fluturime të mbrëmjes, të cilat duhej të uleshin në aeroportin e Shkupit, u ridrejtuan drejt Prishtinës për shkak të kushteve të pafavorshme për ulje.
Drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Stojançe Angelov, deklaroi se në rajonin e Shkupit po fryn një erë e fortë jugore, e cila po shkakton probleme për ulje të sigurt:
“Për shkak të erës së fortë jugore që ka përfshirë rajonin e Shkupit, dy avionë janë ridrejtuar për ulje drejt aeroportit të Prishtinës, ndërsa dy të tjerë ende janë duke qarkulluar dhe presin udhëzime për ulje,” tha Angelov.
Sipas informacioneve, era fryn në një lartësi më të madhe, gjë që e vështirëson edhe më shumë procedurën e afrimit dhe uljes në aeroportin e Shkupit.