Durmishi takon zv/sekretarin amerikan Landau: Miqësi e përjetshme dhe partneritet
Ministri i Ekonomisë, Besar Durmishi, është pjesë e delegacionit të Maqedonisë së Veriut që po qëndron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në kuadër të dialogut strategjik ndërmjet dy vendeve, duke qenë njëkohësisht ministri i vetëm shqiptar nga radhët e VLEN në këtë përbërje.
Gjatë qëndrimit në SHBA, Durmishi së bashku me ministrat e tjerë kanë zhvilluar takim me Christopher Landau, Zëvendës Sekretarin e Shtetit të SHBA-së, ku është theksuar miqësia e fortë dhe partneriteti strategjik ndërmjet dy shteteve.
Në mesazhet e publikuara nga takimi, u potencua se marrëdhëniet mes dy vendeve mbështeten në besim dhe bashkëpunim të qëndrueshëm.
“Miqësi e përjetshme! Partneritet dhe besueshmëri!”, është theksuar në postimin që shoqëron fotografitë nga takimi.