Durmishi: Pavarësisht sfidave globale, kemi stabilizuar inflacionin
Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, në një paraqitje në TV Shenja, ka folur për inflacionin dhe angazhimin e tij si ministër në lidhje me këtë çështje.
Ai tha se pavarësisht sfidave të ndryshme globale, Qeveria e ka stabilizuar inflacionin brenda një periudhe prej një viti e gjysmë.
“Në vitin 2020 e deri në vitin 2024 Qeveria kanë qenë me një inflacion deri në 19%. Lufta në Ukrainë ende është duke u zhvilluar. Poashtu kemi luftë që mund të merr përmasa globale dhe krizë më e thellë globale”.
“Dhe kemi arritur që për një vit e gjysmë të stabilizojmë inflacionin që nënkupton qytetarët të jenë dhe të kenë mbrojtje të standardit jetësor”, deklaroi Durmishi.