Dosja Epstein/ Departamenti Amerikan i Drejtësisë publikon 3 milionë faqe dokumentesh, 2 mijë video dhe 180 mijë foto
Departamenti Amerikan i Drejtësisë ka publikuar 3 milionë dokumente shtesë nga dosja e Jeffrey Epstein.
Departamenti i Drejtësisë ka përfunduar shqyrtimin e dosjeve që lidhen me çështjen Epstein dhe po publikon dokumentet.
“Sot, po publikojmë më shumë se 3 milionë faqe, duke përfshirë më shumë se 2,000 video dhe 180,000 foto në total, që do të thotë se departamenti ka publikuar afërsisht tre milionë e gjysmë faqe në përputhje me ligjin”, tha Zëvendës Prokurori i Përgjithshëm Todd Blanch në një konferencë për shtyp.