Dështoi të zgjidhej kryetare e kuvendit të Kosovës, reagon Donika Gërvalla
Ministrja e Punë të Jashtme dhe Diasporës e Kosovësm Donika Gërvalla sot ishte pjesë e votimit për kryetare të re të Kuvendit.
Ajo ishte e propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje, në koalicion me të cilën është partia Guxo, kryesuese e së cilës është edhe vetë Gërvalla.
Kjo e fundit u propozua për kryetare e të re të Kuvendit pasi Albulena Haxhiu dështoi të merr votat e nevojshme, për herë të shtatë me votim të hapur, e para kjo pas vendimit të Kushtetueses ku kërkohet që votimi të jetë i hapur dhe që partia e parë të nominojë një kandidat të njëjtë vetëm tri herë, shkruan KosovaPress.
Gërvalla përjetoi fatin e Haxhiut duke mos marrë më shumë se 57 vota ose katër më pak se 61 sa janë të nevojshme.
Në një postim në Facebook së fundit, kryediplomatja e Kosovës në detyrë ka shkruar:
“E thënë me fjalët e poetit:
Rruga e nderës asht ma e zorshmja, po ma e mira dhe e vetmja rrugë e vërtetë për njeriun.
Dhe, kush u mundue për nder, nder ka gjetë!”
Deputetja e VV-së Shqipe Mehmeti Selimi nuk ka marrë pjesë në votimin për Gërvallën, por ajo ka sqaruar se mospjesëmarrja e saj nuk ka të bëjë me motive partiake.