Derbi shqiptar në Tetovë, në tribunë kryetarët Kasami dhe Beqiri
Ndeshja derbi mes dy skuadrave shqiptare, Shkëndijës së Tetovës dhe Shkëndijës së Haraçinës, që u zhvillua në stadiumin e qytetit në Tetovë, u ndoq me interes të madh nga tifozët, por edhe nga përfaqësues institucionalë.
Në tribunë janë parë edhe dy kryetarët e komunave nga vijnë ekipet, Bilall Kasami nga Tetova dhe Daut Beqiri nga Haraçina, të cilët e ndoqën nga afër këtë përballje të shumëpritur.
Prania e tyre i jep një simbolikë të veçantë këtij derbi, që përveç rivalitetit sportiv, reflekton edhe lidhjen dhe pasionin e komunitetit shqiptar për futbollin. Atmosfera në stadium është e zjarrtë, ndërsa përkrahja për të dy ekipet nuk mungon në asnjë moment.