Daut Beqiri votoi në Haraçinë: Sot vendos populli, fitorja do të jetë e qytetarëve
Kandidati Daut Beqiri ka ushtruar të drejtën e votës në komunën e Haraçinës, duke e cilësuar ditën e sotme si një moment të rëndësishëm për vendimin e së ardhmes së kësaj komune.
Ai theksoi se fushata është zhvilluar në mënyrë të qetë, të ndershme dhe me dashuri për vendin, ndërsa u shpreh optimist se vullneti i qytetarëve do të triumfojë.
“E shfrytëzova të drejtën për të votuar me bindjen se vullneti e popullit do të fitojë. Kemi bërë një fushatë të qetë, të ndershme dhe plot dashuri për vendin tonë. Në çdo lagje e familje kam parë dëshirën për ndryshim dhe zhvillim”, tha Beqiri.
Ai u bëri thirrje qytetarëve të dalin në votime me qetësi dhe përgjegjësi.