Dalje pak më e ulët më 2025 në Maqedoninë e Veriut krahasuar me 2021 deri në orën 13:00
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur përqindjen e qytetarëve që kanë votuar deri në orën 13:00 në zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut.
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur përqindjen e qytetarëve që kanë votuar deri në orën 13:00 në zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut.
Në konferencën e radhës për media u bë e ditur se dalja e votuesve është 335.244 ose 20.12 për qind, raporton KP.
Dalja e votuesve në Shkup është 20.07 për qind, ndërsa në Çair 19.77 për qind. Dalja e votuesve në Tetovë është 18.19, Gostivar 11.66 për qind, Strugë 15.68 për qind, Kumanovë 16.46 për qind, Likovë 15.07 për qind, Zhelinë 17.19 për qind, Dibër 13.87 për qind.
Më së shumti qytetarë të drejtën e votës e kanë shfrytëzuar në komunën Çashka – 40.74 për qind, ndërsa më së paku në Qendrën Zhupa 11.97 për qind. Për Studeniçanin KSHZ-ja nuk ka ofruar të dhëna.
Dalja në zgjedhjet e sivjetme është pak më e ulët sesa në 2021 kur deri në orën 13:00 kanë votuar 20.76 për qind.
Zgjedhjet e sotme lokale janë zgjedhjet e teta lokale qe nga pavarësia e vendit në vitin 1991.
Në zgjedhje marrin pjesë 22 parti, 19 koalicione dhe 119 kandidatura të pavarura. Votimi do të zhvillohet në 3.474 qendra votimi për 309 kandidatë për kryetar komunash dhe 576 lista për këshillat komunale me gjithsej 10.490 kandidatë. Qyteti i Shkupit ka më shumë kandidatë për kryetar bashkie – 16.
Në diasporë nuk do të ketë votim të organizuar, por qytetarët jashtë vendit mund të votojnë nëse kthehen në Maqedoni gjatë ditës së zgjedhjeve.
Raundi i dytë i zgjedhjeve lokale është planifikuar për datën 2 nëntor.
Raportime të shumta, përfshirë nga Le Monde dhe Euronews, thonë se ministri i Jashtëm i Hungarisë, Péter Szijjártó, u ka
Presidenca e Republikës së Kosovës ka mirëpritur aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me zgjidhjen e Presidentit. Sipas Presidencës, dhënia e
Zëvendësdrejtori i Doganave të Maqedonisë së Veriut, Mustafa Dauti, në një prononcim për portalin Gjurmë.info, ka demantuar pretendimet e disa