Dalin emrat e mjekëve që bënin botoksë dhe fillerë të paligjshëm
Aksioni përfshin mjekë dhe persona nga disa institucione shëndetësore.
Sipas informacioneve, bëhet fjalë për Natasha K. dhe Arben K., dermatologë që punojnë në SPQ “8 Shtatori”, Dejan F. nga Klinika e Dermatologjisë, Magdalena I. – mjeke në SPQ “8 Shtatori”, si dhe Andrea T. nga një qendër private estetike.
Sipas burimeve, janë duke u zhvilluar kontrolle në disa lokacione, përfshirë edhe banesat e personave të përfshirë në këtë rast.
Pas përfundimit të veprimeve, një prokuror publik kompetent do të vendosë nëse do të kërkohen masa nga gjykata.