
Cristiano Ronaldo kërkon transferimin e yllit
Pas Bayern Munih e Barcelonës, në garë për të siguruar shërbimet e Luis Diaz është futur së fundmi edhe klubi arab i Al-Nassr.
Sipas asaj që raporton “Sport”, është pikërisht Cristiano Ronaldo që ka kërkuar nga drejtuesit e klubit tramsferimin e yllit kolumbian.
Luiz Diaz dëshiron të largohet nga Liverpool këtë verë dhe dëshira e tij është të transferohet te Barcelona, por klubi katalanas nuk është në gjendje financiare të paguajë shifrën e kërkuar nga klubi anglez që është plot 100 milionë euro.
Me rinovimin e kontratës së re, Cristiano Ronaldo jo vetëm që është lojtari më i paguar në histori, por ka të drejtën të marrë pjesë edhe në vendimarrjet e klubit. Ndaj drejtuesit e Al-Nassr do bëjnë gjithçka ç’të jetë e mundur për të transferuar Luis Diaz, duke qenë kërkësë e Cristiano Ronaldo-s.