Çmimi botëror – njohje e artit të jashtëzakonshëm të Petrit Halilajt
“Ende nuk po besoj që është e vërtetë”, ka thënë Petrit Halilaj në një deklaratë për KOHËN, të enjten vonë, disa orë pasi është shpallur laureat i çmimit prestigjioz për skulpturë “Nasher”.
Arsyetimet e jurisë janë një varg zbërthimesh të veprës dhe artit të tij që nuk i shkëputet Kosovës, luftës, por që ka fuqinë e transformimit në ndjenjë e kërkim lirie.
Shkaku i peshës së çmimit lajmi është dhënë edhe nga mediat më prestigjioze në botë, përfshirë edhe “The New York Times”. Shpërblimin do ta rikthejë në vendlindjen e tij dhe ka disa arsye për këtë. E shndërron “nga një mirënjohje personale në një ëndërr kolektive”
Petrit Halilaj dhe krijimtaria e tij artistike tashmë janë në një tjetër dimension.
Veprat e artistit nga Kosova nuk i shpalosin botës veç historitë e ëndrrat e kësaj ane, por shërbejnë edhe si frymëzim krijimtarie e mesazhe paqeje gjithandej globit.