
Çmimet në bujqësi ndryshojnë drejtimet: më lirë perimet, më shtrenjtë produktet blegtorale
Në Maqedoninë e Veriut është regjistruar ulje e çmimeve te produktet bimore, ndërsa te produktet blegtorale ka pasur rritje të çmimeve, krahasuar me shtatorin e vitit të kaluar.
“Çmimet në bujqësi në shtator të vitit 2025, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak janë rritur tek inputi për 3.3% dhe tek autputi ulje për -1.6%”, raportoi Enti, duke theksuar se te autputi, çmimet e prodhimeve bimore shënuan ulje për 3.9 përqind, ndërsa te ato blegtorale u rritën për 5.5 përqind.
Te fondet e shpenzuara në bujqësi ka pasur rritje për 3 përqind, duke veçuar shërbimet veterinare që shënuan rritje për 32.6 përqind, ndërsa te fondet e destinuara për investime në bujqësi ka pasur rritje për 6.7 përqind.
Te prodhimet bimore, rritje më të madhe ka pasur te bimët industriale (12.6 %), ndërsa ulje më të madhe te perimet (-18.9 %). /Portalb.mk
