Bujar Osmani premton rikthimin e klubit të boksit “Çair” në sallat sportive të komunës
Kandidati i Aleancës për Kombin dhe Integrim (AKI) për kryetar të komunës së Çairit, Bujar Osmani, gjatë një vizite në klubin e boksit “Çair” – i cili aktualisht zhvillon stërvitjet jashtë komunës – premtoi se pas zgjedhjeve, sportistët do të kthehen të ushtrojnë në ambientet e tyre në Çair.
Në klubin e boksit ‘Çair’ – krenaria jonë që stërvitet jashtë Çairit. Sot isha me kampionët e familjes Saliu, Fatonin dhe ekipin e tij, që prej vitesh mbajnë lart emrin e Çairit në ringun e boksit. Por për fat të keq, ata janë të detyruar të stërviten në Karposh, në kushte të papërshtatshme, sepse sallat sportive të Çairit ose nuk funksionojnë, ose janë lënë në dorë të politikës,’” theksoi Osmani.
Ai shtoi se sporti duhet të jetë i pavarur nga partitë dhe se do të angazhohet për ta kthyer sportin në vlerë bashkuese për rininë e Çairit.
“Sporti nuk njeh parti. Sporti bashkon. Ajo që po bën Faton Saliu është pasuri për rininë, për Çairin, për të ardhmen. Më 20 tetor do të ktheheni në shtëpi, në Çair, aty ku ju takon, për të sjellë edhe më shumë medalje dhe për ta ngritur emrin e komunës sonë edhe më lart në podiumin e sportit,” tha Osmani.