Borçe Markovski u lirua nga paraburgimi, dha garanci prej rreth 5 milionë eurove
Pronari i “Markovski kompani” dhe konsulli i nderit i Bjellorusisë, Borçe Markovski, është liruar nga paraburgimi, mëson Tellma, transmeton Portalb.mk.
Garancia që ai ka dhënë se nuk do të arratiset kap vlerën prej gati 5 milionë eurosh në pasuri të paluajtshme: një shtëpi me oborr në Manastir dhe tre banesa, po ashtu në Manastir, në pronësi të “Markovski kompani”, si dhe pasuri të luajtshme, përkatësisht m25 buldozerë dhe kamionë, në pronësi të “Markovski Kompani”.
Vendimin e ka marrë Gjykata Themelore në Manastir, ndonëse më herët Prokuroria e Manastirit ishte deklaruar negativisht ndaj kërkesës së tij. Gjykata ka vendosur masa kujdesi, përkatësisht që Markovski të paraqitet një herë në javë në gjykatë dhe përkohësisht t’i konfiskohet pasaporta.
Nga Prokuroria për e konfirmuan informacionin dhe thonë se kanë paraqitur edhe ankesë lidhur me kompetencën e Këshillit Penal të gjykatës së Manastirit, pasi kanë konsideruar se për këtë çështje duhet të vendoste Gjykata e Apelit.
Vendimi tashmë i është dorëzuar Prokurorisë.
Prokuroria e Manastirit ngriti aktakuzë kundër pronarit të “Markovski Kompani”, Borçe Markovski, dy të punësuarve të tjerë në kompani, si dhe kundër pesë ish-drejtuesve në REK Manastir, mes të cilëve edhe ish-drejtori Pece Matevski.
Ata akuzohen për keqpërdorime me tenderin për zhvendosjen e stacioneve operative nga miniera Osllomej në minierat e Manastirit, me vlerë 106 milionë denarë, respektivisht 1.7 milionë euro.
Abuzimet në REK Manastir kanë qenë në fokusin e publikut për vite me radhë.