Bllokada ndaj Iranit, SHBA ndalon 31 anije, rriten tensionet mes palëve
Komanda Qendrore e SHBA-së ka njoftuar vonë të mërkurën se ka “udhëzuar 31 anije të ktheheshin në port”, në kuadër të asaj që e cilëson si një “bllokadë” ndaj Iranit.
Nga ana tjetër, presidenti iranian Masoud Pezeshkian e ka cilësuar këtë veprim si një nga “pengesat kryesore” në rrugën drejt “negociatave të vërteta” mes Teheranit dhe Uashingtonit, duke sinjalizuar një klimë të tensionuar diplomatike.