Bilall Kasami: Tetova ecën përpara falë atyre që kontribuojnë pa zhurmë
Kryetari i Tetovës Bilall Kasami, me rastin e 3 Marsit – Ditës së Komunës së Tetovës, ka nderuar personalitete që, sipas tij, kanë lënë gjurmë të rëndësishme në jetën shoqërore të qytetit.
Në një postim publik, Kasami theksoi se mirënjohjet e ndara nuk janë thjesht certifikata simbolike, por përfaqësojnë një falënderim publik për ata që, me punë, dije dhe përkushtim, kontribuojnë në zhvillimin e Tetovës.
“Qyteti ynë rritet kur vlerëson bijtë dhe bijat e vet”, ka shkruar ai, duke shtuar se Tetova ecën përpara falë njerëzve që kontribuojnë pa zhurmë, por me zemër të madhe.
Kasami ka uruar qytetarët për 3 Marsin, duke e cilësuar këtë datë si një moment reflektimi dhe mirënjohjeje për kontributin e dhënë në të mirë të qytetit.