Bilall Kasami: Gjuha amtare është themeli i identitetit – Tetova në mbrojtje të standardit shqip
Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, mori pjesë në aktivitetin solemn për shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare, duke theksuar rolin kyç të gjuhës shqipe si shtyllë e identitetit kombëtar dhe zhvillimit kulturor.
Gjatë diskutimeve u vu theksi tek rëndësia e fjalorit të ri dhe kontributi i tij në pasurimin, standardizimin dhe dokumentimin e gjuhës shqipe. Sipas Kasamit, fakti që gjuha shqipe vazhdon të zhvillohet dhe të përshtatet me kohën është dëshmi e gjallërisë së saj.
Si kryetar komune, ai riafirmoi përkushtimin institucional për mbështetjen e aktiviteteve që lidhen me ruajtjen dhe avancimin e gjuhës amtare, si dhe për zbatimin e standardeve gjuhësore në administratën lokale, arsim dhe sektorin publik.