Bilall Kasami fiton bindshëm në Tetovë me gati 5 mijë vota dallim nga Rexhepi
Shpallet fitorja e parë në komunat shqiptare në RMV, Bilall Kasami do të vazhdojë të jetë kryetar i Tetovës edhe për katër vitet e ardhshme.
Kandidati i koalicionit VLEN, Bilall Kasami, ka fituar zgjedhjet lokale për kryetar të Komunës së Tetovës me 21,111 vota, përkatësisht 56.6 %. Kundërkandidati i tij nga koalicioni AKI, Bajram Rexhepi, ka marrë 16,205 vota, që përbëjnë 43.4 % të votave.
- Bilall Kasami (VLEN) – 21,111 vota / 56%
- Bajram Rexhepi (AKI) – 16,205 vota / 23.4%
- Pa vlefshme – 1,972 fletëvotime
Diferenca mes dy kandidatëve është 4,906 vota, duke i dhënë Kasamit një avantazh të qartë dhe fitore të pastër në garën për Tetovën.