Benjamin Netanyahu është diagnostifikuar me kancer
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, njoftoi të premten, 24 prill, se është diagnostikuar me kancer të prostatës. Në një deklaratë publike, ai bëri të ditur se i është nënshtruar trajtimit përkatës, i cili ka rezultuar i suksesshëm dhe ka eliminuar plotësisht problemin, pa lënë gjurmë.
Netanyahu theksoi se bëhej fjalë për një problem të vogël shëndetësor në prostatë, i cili është trajtuar plotësisht. “Falë Zotit, e kam kaluar këtë situatë”, u shpreh ai, duke shtuar se ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.
Ai rikujtoi gjithashtu se rreth një vit e gjysmë më parë kishte kryer me sukses një ndërhyrje kirurgjikale për zmadhim beninj të prostatës. Gjatë kontrolleve të fundit mjekësore, sipas tij, është konstatuar një njollë e vogël, më pak se një centimetër, në këtë organ.
“Pas ekzaminimeve të mëtejshme, u konfirmua se bëhej fjalë për një fazë shumë të hershme të një tumori malinj, pa shenja përhapjeje apo metastazash”, përfundoi Netanyahu.