Bekim Sali prezanton mundësitë për investime në Maqedoninë e Veriut në Düsseldorf
Gjatë fjalës së tij, Sali theksoi rëndësinë e Gjermanisë si partneri më i madh tregtar dhe një ndër investitorët kryesorë në vend, duke nënvizuar se mbi 150 kompani gjermane operojnë në Maqedoninë e Veriut, duke punësuar mbi 22 mijë qytetarë dhe duke kontribuar ndjeshëm në zhvillimin ekonomik.
Ai vuri në pah besimin e vazhdueshëm të investitorëve gjermanë, të reflektuar përmes rritjes së investimeve dhe riinvestimeve, si dhe përkushtimin e Qeverisë për krijimin e një mjedisi të qëndrueshëm, konkurrues dhe të parashikueshëm për biznes.
Zëvendëskryeministri Sali gjithashtu theksoi se avancimi i bashkëpunimit ekonomik me Gjermaninë shkon paralelisht me procesin e integrimit evropian të vendit, duke rikonfirmuar përkushtimin e plotë të Maqedonisë së Veriut ndaj reformave dhe anëtarësimit në Bashkimin Evropian.