BE kërkon Zelenskin në tryezë me Putinin dhe Trumpin. Vance: Prania e tij? Jo produktive
Nëse nuk do të ishte për faktin se “Mysafiri i Gurit” është titulli i një teksti nga Pushkini, një autor rus që ukrainasit nuk e pëlqejnë tamam, shprehja do të ishte perfekte për të përshkruar qëndrimin e Volodimir Zelenskit ( Volodymyr Zelensky).
Gjatë gjithë ditës së djeshme qarkulluan thashetheme rreth pranisë së Zelenskit në samitin Putin-Trump në Alaska për të diskutuar rezultatin e luftës.
Pas “jo”-së së Uashingtonit dhe Moskës shpresat e Kievit u ringjallën nga ambasadori I SHBA-së në NATO.
Në një intervistë me CNN, Matthew Whitaker e quajti praninë e udhëheqësit të Kievit “të mundshme” e ndërsa specifikoi se vendimi i takon presidentit, shtoi: “Ka kohë për ta bërë; nuk është marrë ende”.
Edhe nga liderët europianë orët e fundit u përcoll mesazhi unanim për të të shmangur një samit “të gabuar” dhe për të përfshirë ata që janë përfshirë drejtpërdrejt në diskutim, siç tha kancelari gjerman Friedrich Merz.
“Shpresojmë dhe supozojmë se qeveria ukrainase, Presidenti Zelensky, do të marrë pjesë në këtë takim”, tha kancelari gjerman në një intervistë me transmetuesin ARD.
Në të njëjtën kohë, ai theksoi se është e papranueshme “që çështjet territoriale të diskutohen ose të vendosen nga Rusia dhe Shtetet e Bashkuara, duke injoruar evropianët dhe ukrainasit”.
Sinjalet që vijnë nga Uashingtoni, megjithatë, nuk janë veçanërisht inkurajuese për ukrainasit, pavarësisht një editoriali të ashpër në Ëashington Post që krahasonte takimin e Alaskës me Konferencën e Mynihut të vitit 1938.
“Çdo takim me Zelenskyn do të jetë i mundur vetëm pas samitit Trump-Putin”, raportoi CNN, duke cituar një zyrtar anonim të Shtëpisë së Bardhë i cili tha se, ndërsa pjesëmarrja e Zelenskyt në disa takime në Alaskë është e mundur, ai nuk është i listuar midis pjesëmarrësve të konfirmuar në samitin Putin-Trump.
JD Vance, duke folur për Fox Neës, është skeptik – por ky qëndrim nuk është i habitshëm duke pasur parasysh antipatinë e gjatë të Zëvendëspresidentit të SHBA-së ndaj udhëheqësit ukrainas. Ai e quan praninë e Zelenskyt “joproduktive”.
Përballë tërheqjes së Shtëpisë së Bardhë (Trump fillimisht u duk i hapur për një takim trepalësh, por më pas ndryshoi qëndrim) dhe lëkundjeve të pozicioneve, në Kiev mbizotëron një heshtje e matur, mes një zhgënjimi të kuptueshëm.
Edhe pse në Bankova, ashtu si në Evropë, nuk është fshehur kurrë se një paqe e vendosur pa u konsultuar me palët e prekura drejtpërdrejt nuk do të kishte kurrë parashikime të mira, një propozim i papranueshëm për Kievin do ta vendoste atë në pozitën e pakëndshme të atij që refuzon dialogun dhe zhgënjen aleatin kryesor, i etur të shpallë para botës një marrëveshje.
Por ka më shumë. Nëse, siç parashikojnë analistët, Zelensky do të refuzonte planin e paqes të vendosur në Alaskë, pozita e tij e brendshme do të bëhej edhe më e vështirë nga ç’është tani.
Udhëheqësi i Kievit e di mirë se nuk mund të bëjë lëshime territoriale në këmbim të garancive të vakëta.
Por nuk mund të injorojë as lodhjen e një popullsie të tërë të rraskapitur nga mbi tre vite luftë. Dhe, po ashtu, duhet të marrë në konsideratë rënien e mbështetjes së brendshme — jo vetëm për arsye oportunizmi politik, por edhe për çështje sigurie.
Putin nuk e ka fshehur kurrë dëshirën për ta eliminuar Zelenskyn me çdo mjet.
Nuk është rastësi, pra, që propaganda ruse po shfrytëzon si kurrë më parë një temë jashtëzakonisht të ndjeshme për Kievin: rekrutimin e detyruar.
Një çështje që rrezikon ta ndajë vendin pikërisht përgjatë boshtit që ndan lindjen nga perëndimi, e që “Cari” ëndërron ta shohë duke copëtuar Ukrainën.