BE ka pranuar kërkesat, shoferët janë pranuar si profesionistë, protesta ndërpritet
Zv. kryeministri dhe ministri për Transport dhe Lidhje, Aleksandar Nikolloski sot njofton se BE ka pranuar kërkesat e transportuesve të mallrave.
Nikolloski në profilin e tij në Facebook shkruan se Brukseli ka pranuar që shoferët janë pranuar si profesionistë.”Sapo mora lajme të shkëlqyera nga Brukseli në lidhje me problemin e madh të transportuesve nga Maqedonia! Pikëpamjet tona janë pranuar. Shoferët janë pranuar si profesionistë. Kjo është ajo që kërkonim,”- ka shkruar Nikolloski
Ndërkohë transportuesit do të tërhiqen nga bllokadat e seksionit të mallrave të kalimeve kufitare sonte në orën 20:00, vendosi Shoqata Makam-Trans këtë pasdite në një takim.
Me këtë, pas pothuajse katër ditësh ndërprerjeje, do të normalizohet trafiku i mallrave në vendkalimet “Deve Bair”, “Dellçevë”, “Novo Selo”, “Dojran”, “Bogorodicë”, “Mexhitli”, “Qafëthanë”, “Bllacë”, “Bllato” dhe “Stenje” për hyrje dhe dalje nga vendi.
Pas protestave dhe ofensivës së fortë të periudhës së kaluar, Brukseli do të miratojë një Strategji të re për Vizat që do të thotë zgjidhje e problemit me të cilin janë përballur shoferët profesionistë.