
BDI miraton kandidaturat e radhës: Gjoleka në Dollnen, Jaoski në Pllasnicë dhe Azizi në Butel
Flamur Gjoleka në Dollnen, Ali Jaoski në Pllasnicë dhe Isamedin Azizi në Butel. Këto janë emrat e kandidatëve që BDI i miratoi për kandidatë për kryetarë, në mbledhjen e 23-të të kryesisë qendrore. Nga kjo parti njoftojnë se në takim u diskutua mbi zhvillimet aktuale politike, mbi mobilizimin maksimal të Aleancës Kombëtare për Integrim si dhe mbi, siç thonë, “fitoren plebishitare dhe gjithpopullore në referendumin e 19 tetorit.”
“BDI është në procesin final të përzgjedhjes së të gjitha kandidaturave me të cilat Aleanca Kombëtare për Integrim do të garojë në zgjedhjet lokale. Referendumi i 19 tetorit do të jetë momenti historik i popullit, dita kur do të vendoset fuqishëm për rikthimin e dinjitetit në shtet,” thuhet në njoftimin e BDI-së