Bastisje në Shkup dhe Kumanovë për shkak të “keqpërdorimit të detyrës zyrtare”
Për shkak të dyshimit për vepër penale “keqpërdorim i detyrës zyrtare”, Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), në koordinim me Prokurorinë Publike Shkup, po kryejnë bastisje në Shkup, Kumanovë dhe vende të tjera, njoftoi sot Prokuroria Publike.
– Në koordinim me Prokurorinë Themelore Publike Shkup, është duke u zhvilluar një operacion policor me bastisje në Shkup, Kumanovë dhe vende të tjera, për shkak të dyshimit për vepër penale të keqpërdorimit të detyrës zyrtare, konfirmoi Prokuroria Publike. Informacionet tjera do të publikohen pas përfundimit të aksionit në fjalë.