Bastisje në rajonin e Gostivarit, gjenden drogë dhe municion, arrestohet një person
Sot, në ora 07:30, zyrtarët policorë të NJPB Gostivar kanë privuar nga liria D.S. (58) nga fshati Raven i Gostivarit, nën dyshimin e bazuar për kryerjen e veprës penale “prodhim i paautorizuar dhe vënie në qarkullim e drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”.
Gjatë kontrollit në shtëpinë dhe objektet ndihmëse të tij, të kryer me urdhër gjykate, janë gjetur dhe sekuestruar një substancë pluhur me ngjyrë të bardhë, marihuanë dhe fishekë për pistoletë.
I dyshuari është ndaluar në stacion policor dhe, pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të parashtrohet kallëzimi përkatës.